Pingpongistët Fatih Karabaxhak dhe Kreshnik Mahmuti përfundojnë garimin në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Pingpongistët Fatih Karabaxhak dhe Kreshnik Mahmuti përfundojnë garimin në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Edhe pingpongistët Fatih Karabaxhak dhe Kreshnik Mahmuti kanë përfunduar garimin në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.Të dy garuan gjatë tërë ditës pasi ishin të ndarë në grupe.

Karabaxhak ndodhej në grupin 6, të cilin e përbënin edhe francezi, Bastien Rembert, Federico Giardi i San Marinos dhe Niagol Stojakov i Italisë.

Mahmuti ishte në grupin 7 me grekun Ioanis Sgoropoulos, Marko Jevtoviq nga Serbia dhe Aboubaker Bourass i Tunizisë, shkruan KOK.

As Mahmuti e as Karabaxhak nuk arritën të kualifikohen për në fazën tjetër, pasi pësuan humbje në të tri përballjet.Veçohet vetëm sfida e Karabaxh me garuesin e San Marinos, ndaj të cilit fitoi dy sete kundrejt katër të kundërshtarit.

Shpërndaje në: