Pioli flet para ndeshjes ndaj Atletico Madrid: Është ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare

Pioli flet para ndeshjes ndaj Atletico Madrid: Është ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare

Trajneri i Milan, Stefano Pioli ka dhënë disa komente para ndeshjes së Champions League, të cilën skuadra e tij e luan kundër Atletico Madrid.

Atletico Madrid janë skuadra e fundit me të cilën Milan ishte përballur në sezonin 2013/14 dhe tani ata udhëtojnë në ‘San Siro’ si kampionë të Spanjës.

Pioli e di se ndeshja do të jetë e vështirë, e rëndësishme, por thotë se nuk do të jetë vendimtare për grupin.

“Ne duhet të futemi të entuziazmuar, me entuziazmin që na japin tifozët nesër. Ata janë të përgatitur, kanë trajner të shkëlqyer dhe lojtarë të mirë që janë gati të shfrytëzojnë çdo gabim”, ka thënë Pioli, transmeton Periskopi.

“Duhet të luajmë ndeshje të shkëlqyer teknikisht. Është ndeshje me rëndësi, por jo vendimtare”, shtoi trajneri i Milan.

Milan ka bërë një start të shkëlqyer këtë sezon në Serie A, duke grumbulluar 16 pikë në gjashtë ndeshje, por në Champions League ata e nisën aventurën me humbje, ndaj Liverpool. /Periskopi/

Shpërndaje në: