Pioli-Milan: ‘Sky’ zbulon detajet e kontratës së re

Pioli-Milan: ‘Sky’ zbulon detajet e kontratës së re

Detajet e kontratës së re së Stefano Pioli me Milan janë zbuluar nga ‘Sky Sport’.

‘Sky Sport Italia’ ka siguruar detaje nga marrëveshja e Milan me Stefano Pioli, për rinovimin e kontratës së këtij të fundit.

Trajneri italian ka fituar besimin e bordit drejtues së skuadrës, dhe tani do të përfitojë pagë prej 3.2 milionë eurove në vit.

Detajet e kontratës janë si më poshtë;

Kontratë deri në vitin 2023, me opsion për një vit tjetër
3.2 milionë + bonuse, si pagë vjetore
Bonuse në rast kualifikimi në Champions League
Bonuse në rast se fiton Scudetton
Bonuse në rsat se fiton Kupën e Italisë
Bonuse në rast se fiton Champions League. /
Periskopi/

Shpërndaje në: