Piramidat dhe jashtëtokësorët në Hënë, NASA po e fsheh të vërtetën (Foto)

Piramidat dhe jashtëtokësorët në Hënë, NASA po e fsheh të vërtetën (Foto)

Kur njeriu shkeli për herë të parë në Hënë, u ngrit një epokë e re. Ne nuk ishim më të mbyllur në planetin tonë dhe në të njëjtën kohë, bota jonë nuk ishte më e vogël. Por ka shumë që këmbëngulin se kjo ngjarje nuk ka ndodhur kurrë.

Pra, a e ka shkelur në të vërtetë Hënën njeriu?

Gjetja e strukturave hënore që në mënyrë të qartë nuk janë bërë nga njeriu, do të ishte një arsye e fortë për të mos zbuluar ekzistencën e tyre për publikun.

 

 

Nëse informacioni rreth ndërtimeve aliene në pragun tonë planetar ndonjëherë u bë një fakt i vërtetuar, do të ndryshonte përgjithmonë status quo-në.

Shumë foto redaktohen, fshihen ose mjegullohen në mënyrë që të fshehin informacione të ndjeshme, raporton “Locklip”, transmeton Periskopi. Po kështu, rasti i famshem i kasetave të humbur të Apollo 11.

Një hetim i kryer rreth 20 vjet më parë zbuloi se NASA kishte fshirë dhe ripërdorur kasetat që përmbanin sinjalin e papërpunuar të Apollo 11.

Shumë besojnë se anëtarët e ekuipazhit të Apollo 11 dinin për ekzistencën e strukturave megalitike në Hënë.

Është një fakt i vërtetuar se mjaft astronautë besojnë fort në ekzistencën e një jete inteligjente të huaj. Çfarë i bëri ata të besonin në të huajt?

Sigurisht, kjo teori e konspiracionit mbështetet shumë në spekulime, por në fund të fundit sjell disa çështje të rëndësishme.

Ka boshllëqe dhe mospërputhje brenda informacionit të dhënë nga Agjencia Hapësinore. Dhe ndërsa mbushni këto boshllëqe me teoritë e çuditshme, një gjë është e sigurt: ka gjëra në Hënë që NASA nuk dëshiron që ne t’i shohim./Periskopi/

Shpërndaje në: