Pirlo: Juventus ende qeshë me transferimin e Pogba

Pirlo: Juventus ende qeshë me transferimin e Pogba

Ish-mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo ka zbuluar një sekret që ka ndodhur në stërvitjet e klubit bardhezi në vitin 2012.

Mesfushori veteran thotë se lojtarët e ‘Zonjës së vjetër’ kanë qeshur në stërvitjen e parë në të cilën Paul Pogba kishte marrë pjesë te skuadra nga Torino në vitin 2012, ndërsa arsyeja kryesore ishte çmimi i lirë me të cilin Juventus e kishte transferuar futbollistin e ri.

“Në ditën e parë të stërvitjeve të Pogbas me Juventusin, lojtarët qeshnin”, tha Pirlo.

“Ne nuk qeshnim për ndonjë arsye tjetër, por nuk mund ta besonim që një lojtar i tillë të largohej nga Manchester United për një shifër kaq të vogël. Unë mendoj se te Juventus ende qeshen me këtë çështje”.

Pogba ishte transferuar te Juventus për vetëm një milionë euro, ndërsa u rikthye në Old Trafford për një shifër rekorde, plot 110 milionë euro. /Periskopi.com

Shpërndaje në: