Pirlo tejet i interesuar për Iscon, vjen përgjigja e spanjollit

Pirlo tejet i interesuar për Iscon, vjen përgjigja e spanjollit

Pavarësisht që Juventus-i është duke treguar interesim tejet të madh për mesfushorin ofansiv të Real Madrid-it, Isco, ai nuk është duke menduar largimin.

28-vjeçari këtë sezon nuk qenë gjithmonë titullar duke bërë 30 paraqitje dhe duke kontribuar me tri gola e dy asistim.

Sipas AS, spanjolli nuk është duke menduar largimin dhe këtë ia ka bërë me dije agjentëve.

Duke marrë parasysh anën financiare, Real-i do të preferonte shitja e Isco-s, por ende nuk dihet nëse do ndodh largimi gjatë verës.

Sidoqoftë, trajneri i ri i “Zonjës së Vjetër”, Andrea Pirlo është admirues i madh i lojtarit dhe synon ta ribashkojë me Cristiano Ronaldo-n.

Shpërndaje në: