Pishinë Olimpike në Pallatin e Rinisë: Ky është plani i Daut Haradinajt për ringjalljen e pallatit

Periskopi.com Lajme

Daut Haradinaj, kandidat për kryetar të Prishtinës, e ka mendjen të marrë vendime të guximshme me të marrë udhëheqjen e Prishtinës në zgjedhjet e 17 tetorit. Ai, në programin e tij qeverisës, ka prezantuar edhe planin e tij për Pallatin e Rinisë.

Pallati i Rinisë do të ndryshojë totalisht nën udhëheqjen e Haradinajt dhe do të revitalizohet tërësisht, përmes investimit të modelit të partneritetit publiko-privat. Pallati do të shërbejë, përveç tjerash, edhe për aktivitete kulturore, zbavitëse, sportive dhe komerciale.

Një ndër idetë interesante të Haradinaj për ta implementuar me revitalizimin kësaj pasurie publike të kryeqytetit, është edhe ndërtimi i një pishine olimpike të mbyllur. Kjo gjë, sipas Haradinajt, do të ndihmonte në zhvillimin e sportit dhe krijimit të infrastrukturës adekuate për zhvillim.

Koncepti për Pallatin e Rinisë, përfshin ndërtimin një platforme lidhëse (pllato) nga Hoteli Grand, duke ndërtuar edhe një hapësirë shëtitoreje, si dhe duke mundësuar qarkullimin në këmbë të qytetarëve nga sheshi “Nënë Tereza”.

Në hapësirën e kompleksit do të ketë gjithashtu Qendër Kulturore-Zbavitëse, me hapësirë për organizimin e ngjarjeve kulturore, ekspozitave, koncerteve për të rinjtë, instalacionev artistike etj.

Po ashtu, do të ketë edhe një qendër komerciale, me një kombinim mes dyqaneve tregtare, kafiterive, pastiqerive, restoranteve etj.

Krejt në fund, Haradinaj si kryetar i Prishtinës, synon që në pallati të pajiset edhe me sisteme të energjisë së ripërtëritshme, siç është energjia solare, duke e kombinuar me materiale kualitative për ruajtje të energjisë.

Haradinaj po e dëshmon çdo ditë e më shumë që e ka vullnetin e çeliktë për të qeverisur me kryeqytetin. Përveç vullnetit, Haradinaj i ka edhe idetë, një pjesë të të cilave i ka konkretizuar në plan qeverisës.

Shpërndaje në: