Pistorius dënohet me gjashtë vjet burg
Paralimpiku nga Afrika e Jugut, Oscar Pistorius, është dënuar me gjashtë vjet burg për vrasjen e të dashurës së tij, Reeva Steenkamp.
Shteti kishte bërë thirrje që Pistorius të dënohej me hiç më pak se 15 vjet burgim për vrajsne e Steenkampit gjatë vitit 2013 në shtëpinë e tij.
“Opinioni publik mund të jetë i zëshëm, por nuk mund të luajë rol në vendimin e kësaj gjykate”, ka thënë gjykatësja e Gjykatës së Lartë, Thokozile Masipa.



