Piu maca ujë: Lladrovci thotë se stadiumi kombëtar ka filluar të ndërtohet, njerëzit i kanë marrë paret

Piu maca ujë: Lladrovci thotë se stadiumi kombëtar ka filluar të ndërtohet, njerëzit i kanë marrë paret

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një intervistë për Periskopin ka folur edhe për çështjen e stadiumit kombëtar të Kosovës.

E gjithë kjo vjen pasi që LDK dhe Vetëvendosje thanë se planifikojnë që ta ndërtojnë stadiumin kombëtar në Prishtinë, më saktë, në Bernicë të Epërme.

Por, kryetari i Drenasit që është pjesë e PDK-së, ka deklaruar se tashmë ky projekt është në zbatim.

“Tokat janë shpronësuar nga Qeveria dhe prona ku do të ndërtohet stadiumi ka kaluar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve [MKRS]. Fizibiliteti dhe projekti për stadiumin janë finalizuar, andaj, nuk shoh se ka argumente për ta lëvizur. Stadiumi nacional është aset i çmueshëm jo vetëm sportiv, por edhe ekonomik e zhvillimor në shërbim të tërë qytetarëve, biznesit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.” – ka thënë ai.

Ndryshe, stadiumi kombëtar ka ndarë edhe opinionin publik sipas një sondazhi të botuar në faqen zyrtare të Periskopit në Facebook.

62 për qind nga mbi 3 mijë vota për tri orë deklaruan se do të donin që stadiumi të ndërtohej në Bërnicë të Epërme ndërsa 38 sosh në Drenas.

“Argumentet pse në Drenas Stadiumi, është fjala për rreth 12 kilometra prej Prishtinës, në qendër të Kosovës, afër të gjitha lidhjeve të komunikacionit dhe argumentet tjera të cilat ndikuan që stadiumi të ndërtohet aty. Për neve Stadiumi nacional është jetik dhe nuk ka të bëj fare me politikën dhe këtë debat e shoh plotësisht të panevojshëm.” – deklaroi më tej ai në lidhje me çështjen. /Periskopi

Shpërndaje në: