Pjanici zyrtarizohet te Barcelona

Pjanici zyrtarizohet te Barcelona

Barcelona ka firmosur me futbollistin boshnjak, Miralem Pjanic. Këtë klubi i madh spanjoll e ka bërë të ditur të hënën pasdite në faqen zyrtare.

Mesfushori do të firmos kontratë të vlefshme për katër vjet, deri në fund të edicionit 2023\2024. Klauzola e lirimit të tij do të jetë 400 milionë euro, ka njoftuar Barcelona.

Transferimi i tij i ka kushtuar Barcelonës plot 60 milionë euro, plus pesë milionë në bonuse.

Pjanic do të luajë për Juventusin deri në fund të edicionit aktual.

Shpërndaje në: