Pjesa e parë në pjesëfushë të Kosovës: Një ndeshje mjaft e lodhët e “Dardanëve” në Suedi

Pjesa e parë në pjesëfushë të Kosovës: Një ndeshje mjaft e lodhët e “Dardanëve” në Suedi

Kosova e ka zhvilluar një pjesë të parë për t’u harruar në Stockholm të Suedisë, në “Friends Arena” kundër Suedisë. Por, çka në të vërtetë ndodhi?

Kosova pati shumë pak posedim dhe edhe më pak dalje kundërsulmuese nga pjesëfusha e saj.

Suedia përveç që shënoi një gol, po ashtu goditi një shtyllë dhe i bëri edhe shtatë a tetë raste tjera shumë kërcënuese.

Ajo që shqetëson Kosovën është se edhe pas shënimit të golit nga ana e Forsberg, edhe pasi morën avantazhin, Suedia vazhdoi ta mbante topin sikur të ishte duke humbur.

Kosova u mundua të bënte diçka vetëm në minutat shtesë të pjesës së parë, por pa sukses.

Suedia i pati gati 70 për  qind posedim të topit.

Po ashtu, tifozët suedezë ishin vërtetë të zhurmshëm dhe intimidues për lojtarët tanë gjatë gjithë kohës.

Tifozët e Kosovës, ani pse thuhet të jenë mbi 7 mijë, nuk kanë arritur të lënë shenjë. /Periskopi

Shpërndaje në: