Pjesë e parë pa ‘prodhim’ mes Brazilit dhe Serbisë

Pjesë e parë pa ‘prodhim’ mes Brazilit dhe Serbisë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Brazil – Serbia.

Pjesa e parë në ndeshjen të vlefshme për fazën e grupeve në Kupën e Botës ndërmjet Brazilit dhe Serbisë është mbyllur pa gola.

45 minutat e parë ishin më të mira për brazilianët, pasi u mundua të shënojnë.

Por, serbët ishin mjaft të komponuar, dhe nuk lejuan hapësira për yjet e kombëtares së Tite.

Në raste të mirë shënimi ishte anësori i Real Madridit, Vinicius Jr, por nuk u tregua i saktë dy herë.

Raphinha i Barcelonës gjithashtu mund t`ia dhuronte epërsinë ‘Seleçao’, por gjuajti plogësht në drejtim të portës së kundërshtarit.

Në anën tjetër serbët nuk ishin aspak të rrezikshëm me raste, kështu Alisson ishte gjatë gjithë pjesës së parë i papunë.

Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se si do jetë epilogu final i ndeshjes.

Shpërndaje në: