Pjesëmarrja e Kurtit në varrimin e Abe shkakton përplasje mes Çitakut dhe deputetes së VV-së

Pjesëmarrja e Kurtit në varrimin e Abe shkakton përplasje mes Çitakut dhe deputetes së VV-së

Pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në varrimin e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, ka shkaktuar përplasje mes nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku dhe deputetes së VV-së, Tinka Kurti.

Znj. Kurti përmes një shkrimi në facebook ka bërë një krahasim të dy statuseve të znj. Çitaku, duke u shprehur se “sa lirë po e shet ish-ambasadorja në SHBA respektin për ish-kryeministrin e ndjerë japonez”.

Reagimi i deputetes së VV-së, Tinka Kurti:

I menjëhershëm ishte reagimi i nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ku sërish foli për miqësin e ndërtuar ndër vite me ish-kryeministrin e ndjerë japonez, por ajo kritikoi pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti atje, ku sipas saj do të duhej të ishte ministrja e jashtme prezente atje, e jo kryeministri.

“Sigurisht që një delegacion i lartë nga Kosova do të duhej të ishte sot në Japoni për të marrë pjesë në ceremonitë mortore. Ministrja e jashtme për shembull. Apo nuk kemi Ministre të Jashtme?”, shkroi Çitaku.

Ajo tutje tha se kryeministri Kurti ua ka marrë kompetencat të gjithë ministrave të tij.

“Në fakt ne nuk kemi Ministra fare, kemi asistentë të Kryeministrit. Ua ka marrë kompetencat të gjithëve.
Kryeministri do të duhej të ishte në Kosovë. Të gjejë zgjidhje për fëmijët tanë. Të ndërmarrë masa për të ndihmuar familjet kosovare në këtë periudhë të rëndë. Por jo. Kryeministri ka vendosur të ikë, e të abstenojë nga qeverisja”, përfundon reagimi i znj. Çitaku.

 

Shpërndaje në: