Pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës marrin pjesë në ushtrimet ndërkombëtare në Kroaci

Pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës marrin pjesë në ushtrimet ndërkombëtare në Kroaci

Në kuadër të ushtrimeve ndërkombëtare ushtarake “Përgjigjja urgjente 19” e cila po mbahet prej 10 majit deri më 6 qershor në Kroaci, Slloveni dhe Hungari, rreth njëqind pjesëtarë të Ushtrive të Shqipërisë dhe Kosovës u transportuan me dy anije luftarake kroate.

Dy anije sulmuese dhe vendosëse të minave të Marinës Luftarake të Kroacisë “Kërka” dhe “Cetina” kanë arritur dje në portin e Zarës, dhe siç transmeton agjencia kroate e lajmeve Hina, nga anijet u zbarkuan rreth njëqind pjesëtarë të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës me 23 automjete.

Pretendohet se Davor Alujeviq, komandant i anijes “Kërka” ka thënë se “për herë të parë me anijet e Marinës Luftarake Kroate po transportohen forcat shqiptare dhe ata kosovare të cilat janë nisur nga një vend tjetër aleat, gjegjësisht nga porti shqiptar i Durrësit.

Agjencia kroate pretendon se pas zbarkimit në Gazhenicë, këto forca nëpër rrugë tokësore do të transportohen në poligonin ushtarak “Eugen Kvaternik” afër Sllunjit.

Ministria kroate e mbrojtjes dje ka kumtuar se në ushtrimin ndërkombëtar ushtarak “Përgjigjja urgjente 19” është kryer desanti ajror i forcave amerikane në këtë poligon ushtarak në afërsi të Sllunjit.

Hina transmeton kumtesën e ministrisë kroate se 1.600 ushtarë të cilët marrin pjesë në ushtrime janë nga Kroacia, Sllovenia, Hungaria, SHBA, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Polonia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Lituania, Maqedonia Veriore, Bosnja dhe Hercegovina, Italia dhe Gjermania.

Pretendohet se këto ushtrime i planifikon dhe i udhëheqë Komanda e forcave amerikane për Evropë (USEUCOM) me pretendim të ushtrimit të forcave të vendeve anëtare të iniciativës A-5.

Shpërndaje në: