Pjesëtari çeçen: Po mbrojmë Islamin, do të mbërrijmë deri në Berlin

Pjesëtari çeçen: Po mbrojmë Islamin, do të mbërrijmë deri në Berlin

Një video e shpërndarë së fundmi ka shfaqur anëtarin e parlamentit çeçen, Magomed Daudov, duke folur për gazetarë, shkruan Sky News.

Ai tha se forcat çeçene në mbështetje të Rusisë janë duke mbrojtur Islamin.

Dhe për forcat ruse, ai thotë: “Derisa nuk na ndal Vladimir Putin, dashtë Zoti, ne do të mbërrijmë deri në Berlin. Ne do të fitojmë. Nuk ka dyshime”.

Teksa konsiderohet pak e mundur se komentet e tilla janë pasqyrim i strategjisë se Vladimir Putinit, ato reflektojnë mendësinë e disa prej luftëtarëve ne emër të Rusisë në Ukrainë.

/Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: