Plaçkitet shtëpia luksoze e Karim Benzemas derisa ai ishte në fushë me Real Madridin

Periskopi.com Sporti

Karim Benzema është bërë futbollisti i fundit të cilit i plaçkitet shtëpia, derisa ai po aktivizohej me Real Madridin.

Vetëm disa ditë pasi fëmijët dhe gruaja e Victor Lindelofit u desh të fshiheshin kur iu futën hajnat në shtëpi, ylli francez ka qenë viktima e radhës e plaçkitjes, transmeton Periskopi.

34-vjeçari ishte në aksion kundër Elches në ‘Bernabeu’ të dielën, kur prona e tij luksoze në San Sebastian u vodh.

Sipas gazetës spanjolle ’20minutos’, të paftuarit u futën në shtëpi përmes kopshtit, derisa Real Madridi po luante në barazimin 2-2 me Elchen.

Fatmirësisht, askush nuk ishte në rezidencë.

Siç qëndrojnë punët, identiteti i plaçkitësve mbetet i panjohur, derisa nuk është bërë e ditur çfarë gjësendesh janë vjedhur.

Kjo nuk është hera e parë që shtëpia e Benzemas po vidhet nga hajnat gjatë një ndeshjeje.

Në shkurt të vitit 2019, shtëpia e tij u vodh, derisa Real Madridi po mposhtej nga Barcelona në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Copa del Rey. /Periskopi.com/