Plagoset me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar në Bruksel

Plagoset me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar në Bruksel

Një burrë i cili dyshohet se është shqiptari Erion Hasanbelliu, është plagosur me armë zjarri në Belgjikë.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në lagjen Place De Brouckère në qendër të Brukselit.

Mediat belge raportojnë se 43-vjeçari ka marrë gjashtë të shtëna në trup, shpinë dhe këmbë. Shqiptari mësohet se aktualisht është në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, raporton oranews.

Policia është në kërkim të autorëve.

Duke folur menjëherë pas reagimit të policisë, kryebashkiaku i Brukselit Philippe Close dënoi të shtënat dhe siguroi se policia po bën gjithçka që mundet për të garantuar sigurinë e vizitorëve në kryeqytet.

Kush është Erion Hasanbelliu?

Erion Hasanbelliu është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2013-të ai është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan. Vëllai i tij Geron Hasanbelli është vënë në pranga 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i Hasanbelliut në vitin 2013-të, është bërë pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, në atë periudhë Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Nogan. Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë.

Shpërndaje në: