Plagoset një person në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë

Plagoset një person në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë

Një person ka mbetur i plagosur sot pas gjuajtjes me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar policia, përmes një përgjigje për Metro.

Në këtë përgjigje u tha se sot rreth orës 16:30, policia ka marrë informacion për një plagosje me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor, thuhet tutje në përgjigjen e policisë.

”Sot rreth  orës 16:30, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.”

Shpërndaje në: