Plagoset një person në Skenderaj

Plagoset një person në Skenderaj

Një person është plagosur me armë zjarri sonte në Skenderaj.Policia e Rajonit të Mitrovicës e ka konfirmuar lajmin për KALLXO.com.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 20:45.

Sonte rreth orës 20:45 është raportuar se në QKMF-Skenderaj, viktima i gjinisë mashkullore, i moshës 33-vjeçar, ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimit nga një predhë plumbi”, tha zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti.Sipas autoriteteve mjekësore raportohet se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë.Nga hetimet e para bëhet e ditur se lëndimi i viktimës ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.Rasti është iniciuar dhe po hetohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Shpërndaje në: