Plagosja e Vali Corleone nga e dyshuara 22-vjeçe, rasti hapet si “vrasje në tentativë”

Plagosja e Vali Corleone nga e dyshuara 22-vjeçe, rasti hapet si “vrasje në tentativë”

Princ Valentino Corleone ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Gjilanit në orët e hershme të mëngjesit të sotëm si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Sipas njoftimit të policisë, Corleone ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është arrestuar një 22-vjeçare dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar ën mbajtje.

Rasti në polici është hapur si “vrasje në tentativë”.

“Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit”, njofton policia.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit, tha policia.

Tutje, policia njoftoi se një armë pistoletë dhe 40 copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Shpërndaje në: