‘Plaku’ italian mbyll sezonin si top golashënues në Serie A, Ronaldo mbetet shumë prapa

Periskopi.com Sporti

Me ndeshjet e sontme është konkluduar edhe edicioni 2018/19 në Serie A.

Juventusi është shpallur kampion qysh moti, por gara më interesante ishte për top katërshe, shkruan Periskopi.

Napoli, Atalanta dhe Interi siguruan tri pozitat tjera që dërgojnë në Champions League edicionin e ardhshëm.

Milani, përkundër fitores kundër SPAL, duhet të kënaqet me pjesmarrje në Europa League.

Garë interesante ishte edhe ajo për top golashënuesin e kampionatit.


I jashtëzakonshmi Fabio Quagliarella, 36-vjeçar, e ka mbyllur sezonin si top golashënues me plot 26 gola dhe tetë asistime.

Ylli i Sampdorias ka befasuar të gjithë me formën e treguar këtë fushatë, derisa po shkon drejt perëndimit të karrierës.


Duvan Zapata i Atalantas dhe Krzystof Piatek i Milanit vijnë pas tij me nga 22 gola, me të parin që ka kontribuar edhe me shtatë asistime.

Në vendin e katërt, me 21 gola, është Cristiano Ronaldo i cili nuk ka arritur të realizojë më shumë se 21 gola, derisa ka kontribuar edhe me tetë asistime.

Arkadiusz Milik i Napolit kompleton top pesëshen me 17 gola e tri asistime. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: