Plaku në protestë, i drejtohet Kurtit: Albin hajni, të kallxojmë na ty me t’29’tin

Periskopi.com Lajme

Një i moshuar në protestën e sotme ka shpërthyer në fyerje kundër kryeministrit Albin Kurti duke e quajtur “Albin Qeni” dhe “Albin Hajni”.

Ai e paralajmëroi kryeministrin Kurti se do të marrë pjesë edhe në protestën tjetër me 29 janar.

“Të kallxojmë na ty me t’29’tin”, tha ai në përfundim të protestës.

Protesta e sotme pati qindra pjesëmarrës të cilët kundërshtuan propozimin për shtrenjtim të rrymës.

Në marshin protestues pati thirrje të tjera kundër kryeministrit Kurti duke e quajtur “Albin rrenci” dhe “Albin mashtruesi”.

Protestuesit u nisën nga sheshi Zahir Pajaziti dhe e përfunduan protestën para qeverisë.