Plani brilant i FFK-së nëse ndonjë futbollist kosovar infektohet me koronavirus – kushte me ‘pesë yje’

Plani brilant i FFK-së nëse ndonjë futbollist kosovar infektohet me koronavirus – kushte me ‘pesë yje’

Fatmirësisht, ende nuk ka asnjë rast me koronavirus në futbollin kosovar, derisa po vazhdon të rritet numri i të infektuarëve me pandeminë nëpër tërë botën.

Sigurisht, ky virus nuk njeh barriera dhe futbollistët e sportistët në përgjithësi janë po aq të rrezikuar sa gjithë të tjerët, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, Federata e Futbollit të Kosovës duket se e ka planin e gatshëm se si t’i trajtojë rastet me koronavirus në futbollin kosovar.

Presidenti i organizatës më të madhe të futbollit në Kosovë, Agim Ademi, i ftuar në një emision sportiv sonte, ka zbuluar planin që e ka FFK nëse eventualisht ndonjë futbollist rezulton pozitiv në testin për pandeminë.

“Nëse ndonjë prej futbollistëve e kap virusi, do të shkojë në kampin e Bazelit, ku ka kushte shumë të mira, janë 70 shtretër dhe mund të stërvitet, derisa poashtu do ta ketë përkujdesin e nevojshëm mjekësor.”

Duket se Ademi ka arritur marrëveshje me Akademinë e futbollit “Bazeli 2015” nga Biqeci-Kaçaniku, ku ekzistojnë kushtet e volitshme për trajtimin e futbollistëve si dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të tyre sportive derisa janë në periudhë rikuperuese nga Covid-19. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: