Plani djallëzor i gruas së ish-futbollistit të njohur: I ofroi një milion euro vrasësit me pagesë për ta vrarë e varrosur burrin

Plani djallëzor i gruas së ish-futbollistit të njohur: I ofroi një milion euro vrasësit me pagesë për ta vrarë e varrosur burrin

Histori të cuditshme futbolli ka shumë, sidomos jashtë fushës. Por nuk ndodh shpesh të dëgjosh për një ish-futbollist të nivelit ndërkombëtar që ka rrezikuar të vritet për cështje që i përkasin parave. E organizatorja ka qenë… gruaja e tij. I ka ndodhur turkut Emre Asik, që në karrierë ka luajtur me Galatasaray, Fenerbahce e Besiktas e që për pak… desh la jetën.

VRASËSI ME PAGESË – Emre e Yağmur Asik u martuan në 2012, nuk janë të divorcuar e kanë tre fëmijë. E megjithatë, si rrëfen AS, gruaja e ish-futbollistit, me mbi 30 prezenca me kombëtaren turke mes 1993 e 2010, akuzohet se ka tentuar ta vrasë të shoqin. Gruaja është vënë në kontakt me një vrasës me pagesë, të cilit i ka ofruar 10 milionë lira turke (pak më shumë se 1 milion euro) për të vrarë ish-mbrojtësin e për ta varrosur në një vend të sigurtë. Në fund, plani dështoi, sepse vetë vrasësi ka vendosur ti tregojë ish-futbollistit. Para se ti drejtohej vrasësit me pagesë, gruaja e Emre i ka kërkuar të dashurit të saj, edhe ai i arrestuar, të vrasë të shoqin.

I DASHURI – Ai ka treguar disa detaje më shumë mbi atë që ndodhi: “Kam një lidhje me Yağmur e ajo mendonte vetëm të trashëgonte paratë që do të merrte pas vdekjes së Emre Asik. Më kërkoi ta vrisja, por unë i thashë jo. Një herë më solli një copë mish, donte ta qëlloja. Provova ta bëja, por mbylla sytë e ajo më tha: ‘nuk je në gjendje ta bësh’”. Aty erdhi vendimi për tiu drejtuar një profesionisti, të cilit gruaja, sipas akuzës, i ka siguruar armën e me të cilin ka kontrolluar zonën rreth qytetit të Düzce për të gjetur vendin për ta varrosur kufomën. Por për fatin e Emre Asik, vrasësi me pagesë ka patur ndërgjegje.

Shpërndaje në: