Plas pakënaqësia për Putin: Fillon peticioni për shkarkimin e tij

Plas pakënaqësia për Putin: Fillon peticioni për shkarkimin e tij

Disa deputetë komunalë nga 18 distrikuj komunalë në Moskë, Shën Petersburg dhe Kolpino kanë bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit rus, Vladimir Putin, sipas një peticioni të publikuar në Twitter me lista të nënshkrimeve të hënën, shkruan CNN, përcjell Periskopi.

“Ne, ligjvënësit komunalë të Rusisë, besojmë se veprimet e presidentit Vladimir Putin janë shkatërrimtare për Rusinë dhe për të ardhmen e qytetarëve të saj. Ne kërkojmë dorëheqjen e Vladimir Putin nga posti i presidentit të Federatës Ruse”, thuhet në peticionin e postuar nga Ksenia Thorstrom, një deputete nga distrikti Semenovsky në Shën Petersburg.

Peticioni vie pas zgjedhjeve të para komunale të Rusisë pas fillimit të luftës, zgjedhje që nxorën fitues kandidatët pro-Kremlin.

“Tektsi i peticionit është i saktë dhe nuk ‘diskrediton’ askënd. Nëse ju jeni këshilltar komunal dhe dëshironi të bashkoheni, atëherë ju jeni të mirëseardhur”, tha Thorstrom në një postim në Twitter.

Këshilli i një prej distrikujve të Moskës, Lomonosovsky, gjithashtu kërkoi dorëheqjen e Putin, duke thënë: “Pikëpamjet dhe modeli juaj qeverisës janë të tejkaluara dhe pengojnë zhvillimin e Rusisë dhe të potencialit njerëzor”.

Javën e kaluar, disa këshilltarë të komunës Smolninsoye të Shën Petersburgut, bëri thirrje që Duma ruse të sjellë padi për tradhti kundër Vladimir Putin. Disa prej tyre tani po përballen me akuza për diskreditimin e ushtrisë ruse, sipas postimit të një prej zyrtarëve lokal, Nikita Yuferev. /Periskopi/

Shpërndaje në: