Pluhuri i frikshëm në Badovc raportohet se po shkaktohet nga mbeturinat e Trepçës

Pluhuri i frikshëm në Badovc raportohet se po shkaktohet nga mbeturinat e Trepçës

Qytetarë të shumtë i kanë dërguar Periskopit fotografi në rrugët që çojnë në Badovc ku duket një pluhur i madh dhe i frikshëm në ngjyrë të kuqe.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se pluhuri kishte të bënte me paralajmërimet e meteorologëve për ardhjen e pluhurit saharian.

Sidoqoftë, një teori tjetër është se pluhuri ka të bëj me mbeturinat e Trepçës në Kishnicë, ku ndodhet edhe një fabrikë dhe deponia e saj, përcjell Periskopi.

Nuk dihet saktësisht pse ky pluhur është bërë kaq i dendur në ditët e fundit.

Shpërndaje në: