Po bën mrekullira me ‘fëmijë’, shpërblimi që sapo ka marrë Frank Lampard është mëse i merituar

Po bën mrekullira me ‘fëmijë’, shpërblimi që sapo ka marrë Frank Lampard është mëse i merituar

Trajneri i Chelseat, i cili po e ndryshon komplet sistemin e klubit duke punuar me të rinjtë e akademisë, Frank Lampard është shpallur trajneri më i mirë i muajit tetor.

Ish-mesfushori legjendar prej se ka ardhur në “Stamford Bridge” vazhdimisht i ka promovuar të rinjtë, pak edhe falë dënimit nga FIFA në transferime, teksa po impresionon edhe me rezultate.

Aktualisht Chelsea pozicionohet në vendin e katërt dhe grumbullon 23 pikë, tetë më pak se lideri, Liverpooli. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: