Po çfarë derbi ky – Liverpool demolon Arsenalin në ‘Anfield’, merr tri pikë të reja

Po çfarë derbi ky – Liverpool demolon Arsenalin në ‘Anfield’, merr tri pikë të reja

Liverpool ka fituar pa asnjë telashe kundër Arsenal.

Skuadra e Liverpool ka fituar 4:0 në ‘Anfield’, në ndeshjen kundër Arsenal, shkruan Periskopi.

Goli i parë u shënua në minutën e 39 të takimit, nga senegalezi Sadio Mane. Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Liverpool ndërroi dinamikë dhe demoloi Gunners. Jota fillimisht dyfishoi epërsinë e Reds me golin e minutës së 52’.

Kurse, dy goditje të shpejta të nokautit erdhën nga Mohamed Salah në minutën e 74’ dhe Minamino 77’, për rezultatin 4:0.

Liverpool me këtë fitore shkon në 25 pikë për pozitën e dytë, kurse Arsenal mbetet me 20 pikë në pozitën e pestë. /Periskopi/

Shpërndaje në: