‘Po de, pse po kesh?’ – Pyetja e Ardiana Matoshit ndaj SBASHK’ut që ia kthyen me qeshje

‘Po de, pse po kesh?’ – Pyetja e Ardiana Matoshit ndaj SBASHK’ut që ia kthyen me qeshje

Deputetja e VV’së,  Adriana Matoshi sot në komisionin për Arsim ia  ka shtruar një pyetje përfaqësueve të SBASHK’ut  pse nuk kanë grevuar në korrik apo gusht, transmeton Periskopi.

Megjithatë pas pyetjes së saj, qeshi dikush.

‘’ Pse keni vendos me bo grevë  tash, e jo në korrik, e në gusht? Po de, pse po kesh?’’, tha ajo.

‘’Dhe pyetja tjetër, sot janë bërë 22 ditë që kopshet nuk punojnë, a keni relfektu përballë kësaj kategorie, që edukatoret të mos përfshihen në grevë”, ka thënë Matoshi.’’,shtoi ajo.

Ymer Ymeri nga SBAShK, ka treguar se grevën e kanë nisur me 25 gusht, por askush nuk ka dashur të dëgjojë.

E kemi nis më 25 gusht dhe s’ka dashur askush të dëgjojë. Nëse ti bën grevë dhe nuk dëmton asgjë, nuk ja ke arritur qëllimit të grevës”./PERISKOPI/

 

 

 

 

Shpërndaje në: