Po del një përbindësh orator që mund t’iu bind ta lini t’iu hajë

Po del një përbindësh orator që mund t’iu bind ta lini t’iu hajë

Imagjinojeni një përbindësh me një set fjalësh aq të fuqishme sa ju duhet ta lini që të ju hajë. Mund të tingëllojë pak e përçudshme, por mund të jemi futur tashmë në trajektoren e ndërtimit të saj, shkruan Richard Fishen, përkthen Periskopi.

Një ditë, një filozof po ecte rrugës kur i kërceu ndanë tij një përbindësh.

Pavarësisht dhëmbëve tmerrues, përbindëshi ishte më i sjellshëm dhe më artikulues se që mund të prisje.

“Dua t’iu ha, ju lutem,” i tha përbindëshi.

“Më falni, por nuk preferoj të jem dreka juaj,” ia ktheu filozofi, dhe vazhdoi të ecte.

“Prit,” i tha përbindëshi. “Çka nëse mund t’ju bind me argumentin tim?”

Filozofi dyshoi se një përbindësh mund të ishte aq bindës sa ai ta linte me vullnetin e tij që ta hante, por megjithatë ishte i intriguar.

“Vazhdo,” i tha ai.

Pak minuta më vonë, përbindëshi u largua me një profesor filozofie të vdekur në stomak.

Bisha teorike, e quajtur si “përbindëshi utilitar”, është një eksperiment filozofik i të menduarit, i propozuar fillimisht në vitet 1970. Për ta mohuar argumentin e saj dhe për ta ndaluar që t’iu hajë, iu kërkon që të hidhni poshtë një parim shumë popullor e intuitiv rreth asaj se çka është e drejtë dhe çka është e gabuar.

Për kohë të gjatë e konsideruar si e pagjashme, nëse jo e pamundur, përbindëshi utilitar zakonisht konsiderohet si diçka nga fantazia. Sidoqoftë, sipas disa hulumtuesve, tashmë mund të kemi hyrë në trajektoren e ndërtimit të një të tille – por që mund të jetë e bërë nga silikoni, dhe jo nga kthetrat e mishi.

Nëse këta hulumtues kanë të drejtë, ne shpejt mund të kemi para vetes disa zgjedhje të vështira për t’i bërë nëse duam të shmangim që të përfundojmë në stomakun e tij.

Për ta kuptuar argumentin vdekjeprurës të përbindëshit, së pari duhet të kuptoni teorinë etike që u propozua si sfidë: shkollën e mirënjohur të mendimit mbi filozofinë morale të quajtur utilitarizëm.

Fjala utilitarizëm është goxha e thatë – disa kanë theksuar se tingëllon si të bësh larjen e teshave – por në të vërtetë është një mënyrë e thellë e të menduarit mbi lumturinë dhe përpjekjen njerëzore për të prioritetizuar jetën e mirë për shumicën e njerëzve. E skicuar vrazhdësisht, një utilitarist udhëzohet nga parimi se mirëqenia mund të kalkulohet dhe se ne duhet të synojmë maksimizimin e saj në botë. Për shumë nga avokuesit e saj, utilitarizmi ofron një rregull të thjeshtë për të vendosur se si ta jetojmë jetën, të dhurojmë për bamirësi e të zgjedhim karrierat tona.

Por ndërsa principi i maksimizimit të mirëqenies dhe lumturisë mund t’ju duket intuitivisht korrekt, ka disa raste ekstreme kur nuk duket ashtu.

Një refuzim i formës më bazike të utilitarizmit është që duket se lejon akte për të cilat çdokush pajtohet se janë të gabuara, si të vrasësh apo të mbështesësh vuajtjen e qëllimshme të njerëzve. Për shembull, në tregimin e shkurtër të shkrimtares së fantashkencës, Ursula Le Guin, “The Ones Who Walk Away from Omelas”, lexuesi njoftohet me një qytet që lulëzon e ku mbizotëron hareja, ekzistenca e të cilit krejtësisht mbështetet mbi mjerimin ekstrem të një fëmije të vetëm që jeton në një birucë. Nëse dikush do ta rriste lumturinë e qytetit, atëherë duhej që masivisht ta rriste dhmbjen e fëmijës. Por, siç shkruan Le Guin, disa prej banorëve nuk mund ta durojnë idenë e një fëmije të përdorur si sakrificë, pavarësisht se sa lumturi krijon, dhe kësisoj “largohen” nga qyteti.

Ka edhe sfida të tjera e më të ndryshme për utilitarizmin, por ajo çka ka rëndësi për ne i takon përbindëshit të uritur.

Në rrugën ku filozofi utilitar kërkon që t’i paraqiten provat për t’u ngrënë, përbindëshi shpjegon se ka një mënyrë të veçantë të të përjetuarit të mirëqenies.

“Ideja juaj e lumturisë është veç një fraksion i vogël i asaj çka unë jam i aftë të ndjejë,” thotë ajo. “Unë jam aq i ndryshëm për të, një njeri, aq sa je ti me një milingonë. Nëse unë të ha ty, do të më ofrojë mua më shumë mirëqenie dhe kënaqësi se sa krejt njerëzit kanë përjetuar ndonjëherë.”

Filozofi ngurron derisa përpiqet të mendojë për një kundër-argument. “Epo, zot, ky është një argument valid…” Por koha mbaron, dhe profesori bëhet dreka e përbindëshit.

Natyrisht, ka përgjigje të caktuara për përbindëshin. Filozofi që besonte se ka kode të caktuara morale që nuk mund të shkelen do të kishte më pak telashe në dhënien e përgjigjes. Vrasja e njerëzve për ushqim është gabim, mund të thoshte njëri, kështu që nuk më han palla se sa i lumtur do të bëheshe po të më haje.

Përgjigja utilitare ndaj skenarit të përbindëshit është se ata kurrë nuk kanë takuar një krijesë të tillë në rend të parë – se është aq joreale sa duhet lënë menjanë kur marrin vendime morale në botën reale. Është sigurisht e vërtetë që është e zorshme të imagjinojmë një qenie të vetme që mund të përjetojë më shumë mirëqenie se krejt njerëzit e vdekur e të gjallë – është larg të të menduarit e të të imagjinuarit në trurët tanë prej gjitarësh.

Por ka një kthesë tash në këtë eksperiment mendimi. Nick Bostrom dhe Carl Shulman nga Universiteti i Oksfordit kanë propozuar një mënyrë që përbindëshi utilitar të kthehet në ekzistencë. Mund të jetë larg në të ardhmen, por në laboratorët dhe kompanitë në mbarë botën tash për tash, ata besojnë se po bëjmë hapa në atë drejtim.

Bostromi është një prej akademikëve që mbështet idenë se ne duhet të përgatitemi për arritjen e papritur të makinave super-inteligjente, shumë më të mençura se mendjet më të mira njerëzore dhe të afta që të ngrisin dilema të reja etike për njerëzimin. Në një artikull të fundit, të publikuar në faqen e tij të internetit, ai së bashku me Shulmanin propozojnë skenarin ku një prej këtyre mendjeve digjitale bëhet një “super-përfitues” i mirëqenies (një term që ata e preferojnë para “përbindëshit” sepse ata besojnë që mendje të tilla nuk duhet të përshkruhen në  gjuhë jo-pezhorative).

Deri në këtë pikë, duhet vlerësuar se një mendje inteligjente digjitale mund të duket paksa joreale. Nëse nuk keni një gjen për fantashkencë, krejt kjo mund t’ju duket gjë e rëndë. Por, shumë shkencëtarë seriozë besojnë që një inteligjencë artificiale që e tejkalon inteligjencën tonë nuk është aspak e pamundur. Dhe kur ndodh, e që do të ndodh shpejt, krijimi i dilemave etike dhe ekzistenciale, do të bëhet i pashmangshëm.

“Mendjet e makinave që ne po ndërtojmë po bëhen gjithnjë e më komplekse,” thotë Bolstrom. “Dhe ne qartë mund të shohim një trajektore prej tash.”

Kësisoj, nëse e pranojmë se është e mundshme që mendje tepër të sofistikuara digjitale do të dalin në të ardhmen, kjo bën që t’i mendojmë me cilësi, nevoja dhe eksperienca mentale krejt të ndryshme prej tonave.

“Ka arsye të mendohet se mendjen e inxhinieruara mund të përjetojnë kënaqësi më gjatë dhe me më shumë intenzitet,” shkruajnë Bolstrom dhe Shulman. Për kontrast, te njerëzit kënaqësitë kulinare rregullohen nga uria, e ato seksuale nga libidoja, dhe kënaqësia jonë mund të pakësohet prej mërzisë dhe normalizimit. Mendjet digjitale nuk do t’i kishin këto barriera.

Artikulli i plotë

Shpërndaje në: