Po kontrollonin një lokal me muzikë në Fushë Kosovë, sulmohen fizikisht dy zyrtarë policorë

Po kontrollonin një lokal me muzikë në Fushë Kosovë, sulmohen fizikisht dy zyrtarë policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë, janë sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kontrollit në një lokal me muzikë.

Gjatë kontrollit në një lokal me muzikë, dy zyrtarët policorë janë penguar dhe sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit meshkuj kosovar.

Të dyshuarit janë arrestuar, dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: