Po nuk i patët pajisjet dimërore, në këto rrugë s’do të mund të kaloni dot në Kosovë

Po nuk i patët pajisjet dimërore, në këto rrugë s’do të mund të kaloni dot në Kosovë

Mëngjesi i së premtes i ka gjetur të mbuluara me borë shumicën e qyteteve të Kosovës. Si pasojë e reshjeve të borës, disa prej rrugëve janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.

Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat e fundit rreth gjendjes në rrugët e vendit, pas reshjeve të borës.

Rrugët Gjilan-Muçibabë, Fushëpajtim-Glloboqicë, Pejë-Kullë, Prishtinë-Mutivodë, Mitrovicë-Bërnjak dhe Mitrovicë-Jarinjë janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.

 

Shpërndaje në: