Po qëndronte në lokal në Prishtinë, i dyshuari e godet me thikë

Po qëndronte në lokal në Prishtinë, i dyshuari e godet me thikë

Një person ka raportuar në polici se është goditur me thikë nga një i dyshuar teksa po qëndronte në një lokal në Prishtinë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti është hapur si “lëndim i rëndë trupor”.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Rr. Zenel Salihu, Prishtinë 10.05.2022 – 22:30. Viktima Mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte duke qëndruar në një lokal është goditur me thikë nga një i dyshuar mashkull i cili gjendet në arrati. Viktima ka pranuar tretman  mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në: