Po shkruhet historia: Ballkani me një këmbë në “Konferencë Ligë”, mposhtë Shkupin në ndeshjen e parë

Po shkruhet historia: Ballkani me një këmbë në “Konferencë Ligë”, mposhtë Shkupin në ndeshjen e parë

Ekipi i Ballkanit ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen kundër Shkupit në Maqedoninë e Veriut me rezultat 1:2.

Kjo është ndeshja e parë e rundit final të “play offit” të “Konferencë Ligës”.

Të parët shënuan Shkupi në minutën e 19-të me anë të Sunday Adetunji. Ballkani barazoi në minutën e 23-të me anë të Albion Rrahmanit.

Ndërsa golin e dytë Ballkanit e shënoi Meriton Korenica në minutën e 67-të.

Deri në fund të ndeshjes dy ekipet patën raste por s’pati më gola. Ndeshja kthyese luhet në Kosovë me 25 gusht.

Me fitore apo barazim, Ballkani kualifikohet në fazën e grupeve në “Konferencë Ligë”.

Shpërndaje në: