Po ushtronte detyrën të bëhej drejtor: Ndalohet njeriu që mbushi kerrin e tij me naftën e spitalit në Ferizaj

Po ushtronte detyrën të bëhej drejtor: Ndalohet njeriu që mbushi kerrin e tij me naftën e spitalit në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar ushtruesin e detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, Halit Gërbeshi, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se ai e ka furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, njofton Klan Kosova.

Prokuroria thotë se ndalimi i tij vjen pas një hetimi njëmujor.

Ai do të mbahet në ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të vendosë për procedurat e mëtejme hetimore.

 

Shpërndaje në: