Po vazhdojnë edhe sot pritjet e gjata në Merdare

Po vazhdojnë edhe sot pritjet e gjata në Merdare

Fluksi i mërgimtarëve që po largohen nga Kosova pas festave të fundvitit është akoma i lartë.

Aktualisht pritjet në pikat kufitare për të dal nga Kosova shkojnë deri në tri orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika më e ngarkuar është në Merdarë, ku pritjet për të dal nga Kosova janë deri në tri orë, teksa  hyrjet deri në 10 minuta.

Po ashtu, pritje ka edhe te Dheu i Bardhë dhe Jarinje, ku pritjet janë deri në gjysmë ore, ndërsa hyrje deri në dhjetë minuta.

Në pikat tjera kufitare situata është e qetë.

Shpërndaje në: