Po vjen Porsche Taycan Sport Turismo

Nga zero në 100 km/h Taycan Turbo Sport Turismo arrin për vetëm 2,8 sekonda, përdersia shpejtësia maksimale e tij është 260 km/h.

Periskopi.com Tech & Auto

Balansi dhe oferta e llojllojshme prej pesë modeleve të ndryshme të Sport Turismo’s është veçanërisht interesante: asortimenti i përmban të gjitha, që nga agjiliteti i jashtëzakonshëm i automjetit që ngreh me të pasmet, e deri te motori jashtëzakonisht i fuqishëm Turbo S.

Modeli Taycan Sport Turismo GTS do të lancohet në fund të muajit shkurt të këtij viti. Tavani panoramik me sistemin Sunshine Control do të jetë në dispozicion si pajisje shtesë i modelit Taycan Sport Turismo.

Nga kjo pranverë blerësit do të mund të zgjedhin mes pesë modeleve të ofruara nga Porsche: Taycan Sport Turismo, me fuqi deri në 300 kW (408 KF) dhe me tërheqje me rrota të pasme (si opsion ofrohet edhe Battery Plus, deri në 350 kW (476 KF); Taycan 4S Sport Turismo, deri në 390 kW (530 KF)  dhe me tërheqje me katër rrotat (i opsion është edhe Performance Battery Plus, deri në 420 kW (571 KF); Taycan GTS Sport Turismo deri në 440 kW (598 KF) dhe me tërheqje në katër rrotat; Taycan Turbo Sport Turismo deri në 500 kW (680 KF) me tërheqje në katër rrotat, dhe Taycan Turbo S Sport Turismo deri në 560 kW (761 KF) me tërheqje në katër rrotat.