Pochettino flet për situatën e Donnarumma: Kemi dy portierë të shkëlqyer

Pochettino flet për situatën e Donnarumma: Kemi dy portierë të shkëlqyer

Kohëve të fundit po flitet për tensione të ngritura brenda skuadrës së Paris Saint Germain.

Duke filluar nga balotazhi për portën, mes Gianluigi Donnarumma dhe Keylor Navas, e për të vazhduar me situatën e fundit të reagimeve të Kylian Mbappe drejt Neymar – duket sikur në parajsën e Parisit nuk ka qetësi.

Lidhur me portën, ku shumë zëra janë kritikë për qëndrimin e italianit në bankën rezervë, disa komente ka dhënë edhe trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino.

“Donnarumma? Ne kemi dy portierë të shkëlqyer. Ata do të adaptohen sipas kërkesave të stafit”, ka thënë Pochettino, transmeton Periskopi.

“Për momentin jemi të kënaqur. Portieri gjithmonë dëshiron të luajë, si çdo futbollist tjetër. Ata po stërviten mirë, ka atmosferë të mirë”, ka shtuar argjentinasi.

22 vjeçari Donnarumma i bashkohej skuadrës së PSG duke u larguar nga Milan si transferim i lirë gjatë kësaj vere, por kampioni i Evropës me Italinë ka luajtur vetëm dy herë këtë sezon. /Periskopi/

Shpërndaje në: