Pochettino: Messi në të njëjtin nivel me Maradonan

Pochettino: Messi në të njëjtin nivel me Maradonan

Trajneri i Paris Saint Germain, Mauricio Pochettino e ka cilësuar Leo Messin në nivel të njejtë me Diego Maradonan.Që nga transferimi i Messit drejt PSG ai është kritikuar mjaft shumë.

Kjo pasi tifozët kanë pritur shumë nga argjentinasi, por atij po i duhet kohë të ambientohet në një ligë të re.Ai tërë jetën e tij e kishte kaluar te Barcelona në La Liga, andaj ambientimi në ligën franceze mund t`i zgjasë më shumë.

Në lidhje me kritikat e adresuara ndaj Messit, ka reaguar edhe trajneri Pochettino.Sipas tij ylli argjentinas është në të njëjtin nivel me Maradonan dhe nuk i meriton kritikat që po i bëhen.
“Nuk flasim për një lojtar të zakonshëm, Messi është në të njëjtin nivel me Diego Maradona”, ka thënë Pochettino për ‘RMC Sport’.

“Të gjykosh Messin në këtë mënyrë është e padrejtë. Nuk kam dyshime për cilësinë e tij. Sezoni i ardhshëm do të jetë krejtësisht ndryshe për të”, vazhdoi trajneri.
34 vjeçari ka 31 paraqitje me PSG këtë sezon, ka shënuar nëntë gola dhe dhuruar 13 asistime.

Shpërndaje në: