Pochettino prinë në listën e dëshirave të Man Utd – Zidane në radarin e PSG

Pochettino prinë në listën e dëshirave të Man Utd – Zidane në radarin e PSG

Manchester United janë në kërkim të një trajneri të ri.

United kanë shkarkuar sot trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, pas rezultateve shumë të dobëta në Premier League.

Mes emrave si Luis Enrique, Zinedine Zidane e Mauricio Pochettino, më i mundshmi është ai i këtij të fundit.

Por, sipas raportimeve të fundit, Pochettino është kryesues në listën e dëshirave, madje edhe favorit, pasi situata e tij te PSG nuk është më e mira e mundshme, përcjell Periskopi.

Në anën tjetër, PSG thuhet se ka në shënjestër ikonën franceze të futbollit, Zinedine Zidane.

Te PSG besojnë se Zidane është figura e duhur për ta mbajtur Mbappe në skuadër. /Periskopi/

Shpërndaje në: