Podujevë: Policia në aksion, dënohen lokalet e qytetarët, mes tyre edhe Klinaku i OVL-UÇK’së

Podujevë: Policia në aksion, dënohen lokalet e qytetarët, mes tyre edhe Klinaku i OVL-UÇK’së

Policia dhe inspektorët sonte kanë kryer kontrolla se sa po i respektojnë qytetarët rregullat e vëna nga Ministria e Shendetësisë për parandalimin e shpërndarjes së Covid19 në Kosovë.

Kësisoji, gjatë inspektimit kanë hasur në disa lokale dhe qytetarë që nuk i janë përmbajtur udhëzimeve të MSH-së.

Në njërin nga restaurantet e hapura, kundër masave anticovid19,  në Vranidoll zyrtarët kanë hasur në disa persona që po bënin qejf aty, ndër ta edhe një fytyrë publike.

IndeksOnline mëson se policët dhe inspektorët kanë dënuar edhe sekretarin e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinakun, që ishte i pranishëm në restaurant me disa persona të tjerë.

Policia e Kosovës ka gjobitur personat në fjalë dhe lokalet e restaurantet që kanë qenë të hapura pas orës 19:00.

Shpërndaje në: