Poezi nga Sergei Esenin

Rrudhet mpihet kishë e vjetër
Kryqin mban gjer lart në re.
Qyq’ e vetme, qyq’ e shkretë
Këtë vend të dhimbshëm s’le
Nëpër këto shtige rrjedh
Që me rrezet e agimit
Nga gavetat e çdo petk
Djers’ e atht’ e pelegrinit.
U zhuritën plepat tënd,
Syt’ i lodhi pambarimi,
Nëpër kockat bëri vend
Pikëllimi i kreshmimit
Përzgjodhi: F.S.