Pogba më në fund thyen heshtjen rreth abuzime raciste që iu bënë me një mesazh të fuqishëm

Pogba më në fund thyen heshtjen rreth abuzime raciste që iu bënë me një mesazh të fuqishëm

Marcus Rashford është futbollisti i fundit që u abuzua në baza raciste në rrjetet sociale pasi e huqi penalltinë për Manchester Unitedin në humbjen 2-1 nga Crystal Palace, të shtunën.

21-vjeçari u abuzua pasi goditi shtyllën nga 11-metërshi, transmeton Periskopi.

Kjo situatë vjen në të njejtën javë kur u abuzua edhe Paul Pogba pasi huqi një penallti kundër Wolves.

Manchester United v Everton FC - Premier League

Reagimet kanë qenë të shumta pas këtyre abuzimeve, me organizatën anti-diskriminuese “Kick it Out” që kërkoi të ndërmerren masa.

Ndërkohë, trajneri i Man Unitedit, Ole Gunnar Sulskjaer shprehu befasinë e tij se si në vitin 2019 ende ekzistojnë gjërat e tilla.

Mesfushori francez tani ka reaguar në Twitter me një mesazh të fuqishëm.

Ai shkroi: “Paraardhësit e mi dhe prindërit vuajtën për gjeneratën time të jetë e lirë sot, të punojë, të udhëtojë me autobus, të luajë futboll.

“Ofendimet raciste janë injorancë dhe vetëm më bëjnë më të fortë dhe më motivojnë të luftoj për gjeneratën e ardhshme.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: