Pogba: Nuk do të përsërisim gabimin e Anglisë, do t’i qasemi ndeshjes më ndryshe kundër Kroacisë

Periskopi.com Botërori 2018

Paul Pogba ka pranuar se Franca kishte gabuar në finalen e Kampionatit Evropian 2016 kundër Portugalisë, por insiston se ata nuk duhet të bëjnë të njejtin gabim kundër Kroacisë në finalen e Kupës Botërore që do të  zhvillohet të dielën.

Les Blues kanë avancuar në finale të turneut më të madh botëror në Rusi duke shënuar fitore ndaj Australisë, Perusë, Argjentinës, Belgjikës, Uruguait dhe një barazim me Danimarkën, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.

“Nuk dua të gënjejë. Në evropianin e kaluar, menduam se puna ishte e kryer për kampionin”, tha Pogba. “Ne i thamë vetes se tashmë kemi fituar pasi mposhtëm Gjermaninë që ishte finalja e vërtetë për ne”.

“Ne e respektuam Portugalinë, por me itinerarin e tyre… ne nuk duhet të përsërisim gabimin e njejtë, ne do t’i qasemi kësaj ndeshje ndryshe”, shtoi ai.

Finalja e Kupës Botërore do të luhet  në Moskë, në mes Francës dhe Kroacisë. Takimi do të fillojë prej orës 17:00./Periskopi/