Pogba nuk përmbahet me kritika ndaj skuadrës së tij, e cilëson të merituar humbjen ndaj Leicester

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka pësuar mbrëmë një humbje 4-2 ndaj Leicester City, në një ndeshje ku gjithçka u vendos në fundin e takimit.

Për këtë humbje i zhgënjyer është shprehur Paul Pogba, i cili ka thënë se ishte humbje e merituar.

“Sinqerisht, kemi bërë këso ndeshje për një kohë të gjatë. Ne nuk e kemi gjetur problemin, pësojmë lehtë, gola qesharak”, ka thënë Pogba, transmeton periskopi.

“Duhet të jemi më të pjekur, të luajmë më me eksperiencë”, shtoi francezi.

Skuadra e Manchester United nuk kishte pësuar katër gola në një ndeshje që nga viti 2019, kur pësonin 4:0 nga Everton. /Periskopi/