Pohime shokuese nga Ahmeti: Qytetarët kurrë nuk i morën as gjysmën e biletave për Kosovën

Pohime shokuese nga Ahmeti: Qytetarët kurrë nuk i morën as gjysmën e biletave për Kosovën

Arianit Ahmeti ka bërë pohime shokuese në RTV Dukagjini.

Ai ka deklaruar se sa i përket biletave, Agim Ademi ka bërë manipulime, përcjell Periskopi.

Ahmeti ka thënë se në lojën me Anglinë janë lejuar të shiten online vetëm rreth 2900 bileta për qytetarët e Kosovës. “Mbi 5 mijë bileta janë porositur nga FFK-ja” ka rrëfyer për herë të parë ai.

Më tej, ai ka shtuar se FFK-ja ka pasur numrin më të madh të biletave për shumicën e ndeshjeve ndërkohë që qytetarëve u janë lënë më pak bileta.

Arianit Ahmeti ka deklaruar se nuk qëndron askush prapa tij. Ai ka akuzuar Agim Ademin se ka miqësi me Adem Grabovcin e PDK-së./Periskopi/

Shpërndaje në: