Policë civilë arrestuan Boiken Abazin e Vetëvendosjes

Policë civilë arrestuan Boiken Abazin e Vetëvendosjes

Sot, rreth orës 13:30, tre policë civilë kanë arrestuar sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazin.

Boiken Abazi është arrestuar në një lokal, afër zyrave të Lëvizjes, thuhet në një njoftim për medie të kësaj Lëvizjeje.

Edhe ky arrestim është bërë prej njerëzve pa uniformë, pa treguar fletarrest apo ndonjë urdhër zyrtar, edhe pse Boiken Abazi ka kërkuar të shohë ndonjë dokument prej policëve.

Këto arrestime të cilat më shumë i ngjajnë kidnapimeve janë pjesë e një fushate të koordinuar të pushtetit për të mbjellë terror e frikë në popull, e sidomos tek mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe për të ndalur aktivitetin e subjektit më të madh opozitar. Policia është kthyer tërësisht në mjet të regjimit. Policët po zbatojnë urdhra të padrejta, e sot nuk janë më shërbëtorë të ligjit, por shërbëtorë të forcës.

Për sa kohë kriminelët janë në pushtet, burgjet do të mbushen me të pafajshëm. Por ne jemi më shumë se burgjet e tyre, ideali ynë është më i fortë se poshtërsitë e tyre.

Kërkojmë liri për aktivistët, kërkojmë largimin e kësaj qeverie diktatoriale antishqiptare.

Shpërndaje në: