Polici i Kosovës i grahë veturës derisa përdorë telefonin e mençur (Video)

Polici i Kosovës i grahë veturës derisa përdorë telefonin e mençur (Video)

Një lexues i Periskopit ka dërguar një video-xhirim në redaksinë tonë ku shfaqet një zyrtar i Policisë së Kosovës në uniformë derisa bën shkelje të rregullave të trafikut. 

Polici në fjalë po e përdorte telefonin e tij të mençur derisa voziste duke rrezikuar kësisoj komunikacionin.

Qytetarët e thjeshtë dënohen rreptë kur vjen puna te përdorimi i telefonëve derisa kryejnë detyrën e shoferit, shkruan Periskopi.

Madje, polici vërehet që nuk po i ngutej të kryente punët e tij në telefon shpejt dhe pastaj t’i kthehet vozitjes. Kjo lë të kuptohet se nuk ka pasur me sa duket asnjë punë urgjente për të./Periskopi 

Shpërndaje në: