Polici i vrarë mbërriti pa shenja jete në spital, si erdhi deri te shkëmbimi i zjarreve në veri

Polici i vrarë dhe ai i plagosur së pari janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, ku sipas gazetarit të Klan Kosovës, polici tashmë i vrarë ka mbërritur pa shenja jete në spital.
Sipas të dhënave ende të pakonfirmuara, deri te shkëmbimi i zjarreve ka ardhur pasi thuhet se një grup i armatosur e kanë bllokuar magjistralen që shpie nga Mitrovica për në Leposaviq dhe e kanë sulmuar me armë veturën zyrtare të policisë, në të cilën gjendeshin policët e Kosovës.
Grupi sulmues është fshehur për në Manastirin e Banjskës dhe ende ka të shtëna armësh mes tyre dhe policisë së Kosovës.
Ndërsa, zyrtari i plagosur është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim të mëtutjeshëm.