Polici maqedonas dashurohet dhe martohet me refugjaten nga Iraku
Refugjatja irakiane Nura Arkavazi (20) është dashuruar në policin maqedonas, Bobi Dodevski nga Kumanova në rrugëtimin e saj drejt Londrës.
Edhe përskaj kundërshtimit të familjarëve të saj, Nura ka vendosur ta vazhdojë jetën në Kumanovë dhe të krijojë familje në Maqedoni me policin 14 vite më të moshuar, transmeton Gazeta Lajm.
Dasma e tyre sipas gjitha gjasave do të bëhet më 13 korrik, kur është ditëlindja e Nuras. Mediumet maqedonase shkruajnë se Arkavazi dhe Dodevski me shumë emocioen flasin për dashurinë e tyre, për të cilën thonë se ka ndodhur si në film.




